Nostalgji

Nostalgji/ Pasioni i ri i Et’hem Rukës. Socialistët me hap rreshtor

16:00 - 14.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Pasioni i ri i Et’hem Rukës. Socialistët me hap rreshtor  





Pasioni i ri i Et’hem Rukës
Deputeti i Partisë Socialiste Ethem Ruka, e ka gjetur sesi do të kalojë kohën në parlament. I brymosur me porositë që i ka dhënë kreu socialist një pjese të mirë të grupit parlamentar për kreativitet, e ka shpalosur gjithë talentin e tij te piktura..në këtë kolazh fotosh deputeti është duke vizatuar në fletën e bardhë një femër abstraksioniste. Ndërsa gjithë deutetët e tjerë e nxjerrin kreativitetin te denoncimi i korrupsionit për qeverinë, për Et’hem Rukën është krejt ndryshe. Nuk po e ndjek fare seancën e stërgjatë plenare me të cilën po merren deputetët në kuvend dhe për të cilën po harxhohen shumë orë. As te ligji i pronave dhe dekreti i presidentit. Por shohim një Et’hem që i përlqen më shumë pozicioni i piktorit.

Socialistët me hap rreshtor
Që deputetët e PS e kanë marrë seriozisht luftën parlamentare kundër korrupsionit, kjo tashmë dihet dhe është bërë shumë e qartë… ama që të shkojnë gjithë zell në kuvendin e Shqipërisë këtë po e shohim te kjo foto. Ja ku duken qartë Namik Dokle, e Erion Braçe, që kanë edhe të njëjtin hap për të hyrë në parlament. Dhe ashtu sikurse e pamë edhe gjatë seancës parlamentare, PS është më e vendosur se kurrë që të denoncojë korrupsionin e qeverisë.
Ky shkrim u botua më 25 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.