Kronikë

Atentat me armë zjarri në Vlorë

18:10 - 14.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të hënë në qytetin e Vlorës. Burime nga policia lokale kanë thënë për Gazetën Shqiptare se është qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit tip “Audi” me targë AA 633 VC.




Në makinë në momentin e atentatit ishin dy persona, ndërsa është plagosur rëndë 41-vjeçari Mikel Mehmeti. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur detaje rreth këtij atentati.

Ndërkohë disa kilometra larg vendit ku ndodhi atentati është gjetur një automjet i përfshirë nga flakët. Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga atentatorët.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital. Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre. Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve . Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.