Kryesore

A u vetëdorëzua Balili? Rama: Arrestimi i tij meritë e Lleshajt dhe SHISH

15:35 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse flitet se Balili ka vendosur vetë të vetëdorëzohet në polici, Rama shprehet se ai u arrestua nga policia dhe se kjo është meritë e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe SHISH.




Kryeministri thekson se arrestimi i Balilit është një përgjigje për gjithë ata persona që nuk besuan në Policinë e Shtetit, duke thumbuar opozitën e me shprehjen “qentë lë të lehin karvani ecën përpara”.

Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH.

Në një reagim të dytë Rama shprehet se vetëdorëzimi i tij nuk është e vërtet, pasi Balili u arrestua përmes një operacioni të sofistikuar policor dhe ka zgjatur për muaj të tërë.

Ndërsa vetëdorëzimi i Balilit është suksesi i këtij operacioni.

Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.