BOTA

Vdes kryetari i bashkisë, u qëllua me thikë gjatë koncertit

12:09 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë kryebashkiaku i qytetit Gdansk në Poloni, i cili u sulmua me thikë teksa ishte duke marrë pjesë në një koncert bamirësie.




Pawel Adamowicz, kryetar i bashkisë së Gdanskit, vdiq pasditen e së hënës, pas plagëve të marra me thikë.

Ai u sulmua në skenë gjatë një eventi të organizuar nga Orkestra e Madhe e Bamirësisë së Krishtlindjeve.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë Lukasz Szumowski tha se nuk kishin mundësi që kryebashkiakun ta shpëtonin. Ndërsa Ministri i Brendshëm i vendit Joachim Brudzinski tha se sulmi ishte “një akt barbar dhe i pashpjegueshme”, shkruan Euronews.

Autoritetet polake identifikuan sulmuesin si një 27-vjeçar i quajtur Stefan, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i plotë.

Pamjet televizive treguan sulmuesin duke bërtitur se ai ishte i burgosur, pavarësisht se ishte i pafajshëm dhe thuhet se u torturua nga qeveria e mëparshme e Platformës Qytetare, në të cilën bënte pjesë më parë kryebashkiaku.

Politikanët në të gjithë Poloninë kanë dënuar aktin. Presidenti polak Andrzej Duda u takua me liderët e partive politike për të organizuar një marshim kundër dhunës dhe urrejtjes pas sulmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.