POLITIKË

Balla për ministrat e rinj: Meta sot duhet ti japë fund ngërçit të dekreteve

11:30 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në lidhje për dekretimet e ministrave të rinj nga presidenti Ilir Meta.




Po ashtu, Balla duke folur nga Elbasani, e quajti dhe të pa përshtatshme mosdekretimin ende të kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm, pas refuzimit të Gent Cakës në këtë post.

Kreu i grupit parlamentar të PS, tha se sot brenda orës 17:00 duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve nga Meta pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kriteret.

Për Ballën, Meta nuk mund të bëj opozitë duke refuzuar dekretimet e ministrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama

Deri në orën 17:00, Meta t’i japë fund një historie të pakuptimtë dhe të marrë fund ngërçi i dekreteve. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Presidenti të bazohet në Kushtetutë”- tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.