AKTUALITET

Hidhet shorti, ja kush është gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen e Klement Balilit

09:53 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili, i ashtuquajtur si Eskobari i Ballkanit, “Baroni i drogës”, “Peshku i madh” apo “Magjistari” ndodhet tashmë në pranga.




Ndërkohë që Miliana Muça është zgjedhur gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit. Ajo u zgjodh pas hedhjes së shortit në trupën gjykuese.

Klement Balili pritet të dalë nesër para gjykatës së Krimeve të Rënda.

Pas më shumë se dy vitesh arrati, 46-vjeçari nga fshati Stjar i Delvinës i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar të drogës është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se Balili është dorëzuar mëngjesin e djeshëm nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, në prag të përfundimit të hetimeve dhe të dërgimit të dosjes së tij në gjykatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dorëzimi i tij u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Vetë kreu i policisë, Ardi Veliu, shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata. Ai akuzohet për katër vepra penale dhe konkretisht: “Trafikim të lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.