BOTA

Keqardhje për Brexit, liderët e BE-së thirrje  Britanisë: Qartësoni qëllimet!

10:38 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka sugjeruar që Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në BE, pasi marrëveshja e Brexit e kryeministres May nuk u votua në parlament.




“Nëse një marrëveshje është e pamundur dhe askush nuk dëshiron marrëveshje, atëherë kush do të ketë guximin të thotë se cila është zgjidhja e vetme pozitive?”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Deputetët votuan me 432 vota kundër dhe 202 pro, marrëveshjen e propozuar nga kryeministrja May, e cila përcakton kushtet e daljes së Britanisë nga unioni më 29 mars.

Ndërkohë, edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi se koha po mbaronte për Britaninë që të arrinte një marrëveshje.

“Unë i bëj thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të sqarojë qëllimet e saj sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha është pothuajse drejt përfundimit”, tha ai pak kohë pasi u njoftua rezultati i votimit të parlamentit.

Kryenegociatori i Brexit, Michael Barnier tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të përcaktoj qëllimin e saj.

“Tani është në dorë të qeverisë britanike të përcaktojë se cila do të jetë faza e ardhshme. BE do të mbetet e bashkuar dhe e vendosur për të gjetur një marrëveshje”, përfundoi Barnier.

Kunërshtimimi i marrëveshjes së Brexit, gjithashtu solli edhe reagimin e ministrit gjerman të Financave dhe Zv/Kancelar, Olaf Scholz, i cili tha se dita e martë ishte një “ditë e hidhur për Europën”.

“Ne jemi të përgatitur mirë por një proces i vështirë i Brexit do të ishte zgjedhja më pak e përshtatshme, si për BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar”.

“Presioni është kryesisht mbi ata”, tha presidenti francez Emmanuel Macron për Britaninë e Madhe.

Ai paralajmëroi se një periudhë tranzicioni është thelbësore sepse një Brexit pa marrëveshje do të ishte i dëmshëm.

Në një deklaratë të shkurtër, qeveria irlandeze tha se do të ngrinte përgatitjet për MB duke lënë pa marrëveshje.

“Për fat të keq, rezultati i votimit rrit rrezikun e një Brexit të çrregullt. Si pasojë, qeveria do të vazhdojë të intensifikojë përgatitjet për një rezultat të tillë”.

Kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn kërkoi menjëherë pas refuzimit të marrëveshjes mocionin e votëbesimit për kryeministren britanike, Theresa May.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.