SHËNDET

Pini ujë në mëngjes me stomakun bosh, ja dobia që sjell

09:27 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pjesë e mirë e njerëzve sapo hapin sytë, e nisin ditën duke bërë një gotë me ujë. Përveçse një nevojë fizike, një veprim i tillë, sjell një sërë dobish për trupin e njeriut.




Kjo pasi, për shkak të orëve të gjata të gjumit, trupi dehidratohet. Në këtë mënyrë me anë të ujit, çdo pjesë e trupit nxitet të funksionojë më mirë.

Nëpërmjet ujit, nxitet qarkullimi i oksigjenit dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të gjakut. Po ashtu nëpërmjet ujit në mëngjes, pastrohen zorrët dhe stimulohet tretja.

Një tjetër dobi e ujit esëll është edhe funksionimi i mirë i veshkave. Pasi të keni pirë ujë, duhet të prisni rreth 45 minuta, para se të hani mëngjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.