AKTUALITET

Prokuroria kërkon ende kohë për Tahirin, shtyhet për të katërtën herë afati i hetimeve

12:39 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë. Është ky vendimi i marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur të shtyjë për të katërtën herë, afatin e hetimeve për ish-ministrin.




Ky vendim vjen pasi ditën e nesërme, e enjte, 17 janar, ishte edhe afati kur përfundonin hetimet për të.

Shtyrja e afatit është bërë me synim bërjen e disa verifikimeve shtesë lidhur me çështjen për të cilën po hetohet.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.