Kryesore

Protesta, Rama: Ja ku duhet të drejtohen studentët për zgjidhjen e problemeve

10:54 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve, teksa shton se për problemet e tyre në kuadër të bashkëqeverisjes do të ketë një dritare të veçantë, ku studentët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje.




Sipas kreut të qeverisë Edi Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë”– tha Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.