BOTA

Putin do të vizitojë Beogradin, akuzon SHBA-të se po destabilizojnë Ballkanin

08:43 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus, Vladimir Putin pretendon se Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë Ballkanin duke “shpallur rolin e tyre dominues” në rajon.




Këto deklarata, Putin i bëri gjatë intervistave për gazetat serbe “Vecernje Novosti” dhe “Politika”, të cilat u publikuan ditën e martë përpara vizitës së tij të pritshme në Beograd.

Deklaratat e tij nënvizojnë edhe njëherë marrëdhëniet historikisht të ngushta me Serbinë, sikurse edhe kujdesin e Moskës për ndikimin e Perëndimit.

Ato bien ndesh me paralajmërimet e lëshuara nga Uashingtoni apo aleatë të tjerë europiano-perëndimorë, lidhur me faktin se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin me ndërhyrjet në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni.

Në intervistat e tij, Putin ka rikujtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 mbi Serbi, gjatë luftës së Kosovës, sikurse edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, deklaratë që u dënua nga Serbia dhe Rusia, por u mbështet nga shumica e vendeve perëndimore.

Vizita e Putinit në Beograd do të nisë nga e enjtja e 17 janarit. Sipas analistëve, pika më kulmore e vizitës njëditore të Putinit në Serbi do të jetë ndalesa e tij në tempullin më të madh të Krishtërimit Ortodoks në Ballkan, Shën Sava në Beograd.

Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç pritet të flasin përpara mijëra njerëzve jashtë Shën Savës, “në një shfaqje simbolike të lidhjeve vëllazërore”, siç thonë organizatorët e takimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.