SPORT

Çelsi, shumë pranë talentit shqiptar të Kosovës

08:44 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Arbër Zeneli. Mesfushori 23-vjeçar ka zgjuar interesin e gjigantëve të Çelsit dhe pëlqehet nga trajneri Sarri.




Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë, teksa po kalon një moment mjaft të mirë. Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze. Kësisoj, futbollisti është në listën e dëshirave të klubit anglez, teksa këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.