Kryesore

Dash Shehi kritika Metës: Të qëndrojë në vendin e vetë, luan me plumba manovre me Ramën

21:32 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngërçi i krijuar për emrin e ri të Ministrit të Jashtëm, sipas deputetit Dashamir Shehi ishte i kotë. Në një intervistë për “Politika Online”, ai thotë se kjo tregon kokëfortësinë e kryeminsitrit Ramës që iu thotë njerëzve në partinë që drejton se ata janë gogla në dorën e tij.




“Unë nuk besoj që në PS nuk ka një diplomat të barabartë me atë që ishte, apo aq më keq me këtë që do vendosej si ministër. Kjo tregon autoritarizmin e vetë. Që këtu jam unë, ky ishte njeriu im, ishte krahu im, ju doni të prisni krahun tim, unë hyj vetë me dy krahët e mi. Ai që do vinte si ministër, ishte një fasadë se në fund të fundit ishte bërë ai vetë”.

Zoti Shehi tha se debati i hapur për Gent Cakajn se ishte pro ndryshimit të kufijve ishte i fryrë, madje një kritikë e pati dhe për presidentin Ilir Meta.

“Presidenti dhe kryeministri kanë bërë beteja me plumba manovra e kam quajtur unë. Janë ato plumba që bëjnë vetëm zhurmë. U bë një zhurmë për atë ministrin e Brendshëm, e gjithë zhurma u bë se ky ishte me spaleta apo jo… Presidenti duhet të qëndrojë në funksionin e vetë institucional, opozita të bëjë opozitën e vetë nuk mund të presi që opozitën t’ja bëjë presidenti. I kësaj bindjeje jam unë, brenda opozitës mundtë ketë zëra të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.