Show-Bizz

E akuzuan për ndjekësit, Luana Vjollca habiti me reagimin e saj

08:45 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca është një nga personazhet më të përfolura të mediave rozë. Luana gjithashtu është njëra ndër femrat e ‘showbizz’-it më të ndjekura në rrjete sociale. Këtë e dëshmon edhe shifra më e fundit e ndjekësve të saj në rrjete sociale, e cila arrin në 1.4 milionë. Për këtë shifër, Luana ka falënderuar të gjithë ndjekësit me një fotografi të publikuar në “Instagram”, për të cilët ka shkruar disa fjalë. “1.4 milionë.




Mesazhi që më inspiron e marr gati çdo ditë nga ju është: Nga ti mësuam të mos heqim dorë!”, ka shkruar Luana në postimin e saj. E duke qenë se ka shumë ndjekës, ka ndodhur që është “akuzuar” se një pjesë të madhe të tyre mund t’i ketë blerë. Por në këtë postim, një fans i ka treguar programin me të cilin mund të shikojë nëse një person i ka blerë fansat apo jo. Luana i ka kthyer përgjigje dhe i thotë: “S’e kam provuar, por nëse ky aplikacioni funksionon, do jem shumë e lutur se më vjen inat që po blejnë shumë e më arrijnë, unë e shkreta me zor po i bëj…”. Këtë mini-bisedë bukuroshja e ka publikuar në “Instastory”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.