Show-Bizz

Era Istrefi siguron suksesin e radhës, ja ku do të performojë këngëtarja

17:20 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Mund të themi me plot gojën se 2018-a ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Era Istrefin. Krahas bashkëpunimeve të suksesshme me artistë të famshëm ndërkombëtare, performanca në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, krah Will Smith dhe Nicky Jam i dha goxha famë Erës. Duket se surprizat nuk kanë të përfunduar për fansat e saj. Kështu mësohet se këngëtarja shqiptare do të përformojë në një tjetër Kupë Bote, por atë të futbollit për femra. Lajmin e ka konfirmuar e “Ussoçer Indonesia”, faqja zyrtare në “Instagramin” e Federatës Amerikane të Futbollit në Indonezi dhe në të gjithë pjesën tjetër të botës. Ky eveniment për femra shënon edicionin e tij të tetë dhe do të mbahet mes datave 7 qershor dhe 7 korrik 2019, në Paris të Francës.




Në përfundim të vitit 2018 bukuroshja nga Kosova paralajmëroi të gjithë mbështetësit e saj se shumë shpejt do të kishte surpriza prej saj. Për këtë vit të ri, Era ka pohuar se do të lançojë albumin që do të jetë pa diskutim një tjetër sukses për të. Kujtojmë se ajo ishte mes këngëtarëve më të njohur ndërkombëtarë që kënduan himnin e Kampionatit Botëror, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe ata që e ndoqën përmes ekranit. Natyrisht, ai ishte një prej çasteve më të këndshme në karrierën e Erës, e cila do t’i japë edhe shumë më tepër muzikës ndërkombëtare në të ardhmen. Ajo e cilësoi si një nga momentet më të bukura të jetës dhe pohoi se ishte pa masë e gëzuar. Asokohe përmes një postim në rrjetet sociale, bukuroshja shprehu lumturinë e saj. “Performuam këngën e Kampionatit Botëror 2018 së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Një moment i jashtëzakonshëm”, shkroi Era në postimin e saj në “Instagram”. Postimi ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa komentuesit e uruan këngëtaren për këtë arritje profesionale të saj. Spektakli i ceremonisë përmbyllëse ka vazhduar edhe me yje të tjera, në mesin e tyre edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.