BOTA

Frikë nga shtetet e tjera, SHBA-ja me sistem të ri mbrojtës raketor

09:50 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të do të zhvillojnë teknologji të reja, për të siguruar mbrojtje të pakrahasueshme raketore si dhe për të ruajtur përparësinë ndaj vendeve si Rusia, Kina, Irani dhe Korea Veriore.




Komentet e tij u bënë në Pentagon, ku filloi rishikimi i sistemit mbrojtës raketor, i pari që nga viti 2010.

Presidenti amerikan tha se qëllimi i SHBA-së është i thjeshtë “ne mund të zbulojmë dhe të shkatërrojmë” çdo raketë që vjen kundër Shteteve të Bashkuara “kudo, çdo kohë dhe në çdo vend”. Ai tha se thirrja e tij për një sistem të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat do të mbronte më mirë Shtetet e Bashkuara.

Trump tha se një strategji e re do të përfshijë një “shtresë mbrojtëse hapësinore të teknologjive të reja, të tilla si sensorë që mund të zbulojnë, ndjekin dhe shkatërrojnë raketat hyrëse të armikut.

Sistemi i ri mbrojtës, tha Trump, do të jetë në gjendje të mbrojë çdo qytet në SHBA./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.