SPORT

Ngo: Ja raporti im me Memën, mos më krahasoni me Balotelin

12:55 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kategorinë e Parë ishte lider te Tirana, ndërsa i rikthyer pas dëmtimit, këtë sezon në Superiore kur pritej që të bënte shumë, duket se nuk po ja del. E madje nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullarë. Ky është shtatlarti anglez, Majkëll Ngo, i cili për “Rtshsport”, ka pohuar: “Faza përgatitore po shkon mirë, po stërvitemi intensivisht dhe ecuria është pozitive. Tani kemi nevojë të jemi të bashkuar si skuadër dhe të rrisim performancën në ndeshjet e ardhshme. Unë personalisht mundohem që të jap më të mirën. Nuk është në natyrën time që unë të bëj debate apo sherre, në fushë apo jashtë saj”.




Lidhur me marrëdhëniet që anglezi ka me trajnerin Mema, ku shpesh është folur edhe për përplasje mes tyre, shtatlarti me ngjyrë i sulmit të Tiranës sqaron: “Kam pasur një raport shumë të mirë kur ai mori drejtimin e Tiranës, por me kalimin e kohës u krijuan diferenca të mëdha. Të kuptosh skemat dhe idetë e lojës, duhet ta njohësh trajnerin. Ndonjëherë gjërat ndryshojnë, por unë dua të theksoj se marrëdhënia me Memën është brilante. Jam i lumtur që e kemi në krye të pankinës”. Kur e krahasojnë me Balotelin, ai të përgjigjet prerazi: “Jo aspak, nuk ngjasoj me askënd dhe mundohem që të jem vetvetja kudo. Dua që të jap më të mirën, Tirana të fitojë dhe të eci sa më mirë, sepse prandaj kam ardhur në Tiranë nga Anglia”, – tha ndër të tjera sulmuesi shtatlartë i bardhebluve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.