AKTUALITET

Pedagogët e Histori-Filologjisë marrin vendim: Të hënën në grevë!

15:39 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë, kanë vendosur që të hënën e 20 janarit të mbajnë një grevë paralajmëruese duke kërkuar që të abrogohet ligji për Arsimin e Lartë.




Vendimi u mor pasi u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, duke deklaruar se Vendimet e Këshillit të Ministrave, cenojnë autonominë e Universitetit.

“Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e mbledhur sot më datë 18 janar 2018, me kërkesën e një të tretës së personelit akademik, në përputhje me nenin 45 të Statutit të Universitetit të Tiranës, diskutoi mbi gjendjen e krijuar në universitetet publike të vendit dhe rikonfirmoi përkrahjen për kërkesat e studentëve, duke dënuar çdo formë presioni ndaj tyre.” thuhet në njoftimin e Fakultetit të Histori-Filologjisë në përfundim të mbledhjes ku ndër të tjera kërkon:

– Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si shkaktari kryesor i gjendjes aktuale të krijuar në institucionet e Arsimit të Lartë.

-Shpreh kundërshtinë me aktet nënligjoreː

– VKM˗të e datës 26 dhjetor 2018ː Nr.777, Nr.781, Nr.783, si dhe

-urdhrat e Kryeministrit të datës 26 dhjetor 2018ː Nr.183, Nr.184, Nr.185 dhe Nr.186.

Këto akte dhe urdhra cenojnë rëndë autonominë e IAL-ve dhe liritë akademike të profesoratit, në këto pika:

Autonominë në vlerësimin e punës shkencore dhe të karrierës akademike. Liritë akademike të profesoratit në përcaktimin e përmbajtjes së njohurive që jepen në auditor. Shkelin plotësisht konventat europiane për autonominë universitare dhe liritë akademike.

-Kërkon ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimin e fjalës së lirë.

-Kërkohet të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut.

-Në përgjigje të kërkesës së Asamblesë së personelit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, propozojmë që përfaqësues të asambleve të personelit akademik të Universitetit të Tiranës të mblidhen për të koordinuar veprimet e mëtejshme.

Në përfundim të kësaj, për të tërhequr vëmendjen urgjente ndaj këtyre kërkesave, Asambleja vendosi të shpallë ditën e hënë, datë 21 janar 2019, një ditë grevë paralajmëruese të pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.