LIFE STYLE

Përse çiftet bien në dashuri?

12:06 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashuria nuk është gjë që bazohet në gjini. Femrat dhe meshkujt bien në dashuri në të njëjtën mënyrë; i kanë të njëjtat emocione dhe nevojat bazike që i kërkojnë nga partneri.




Duke pasur parasysh këtë, njerëzit bien në dashuri sepse joshen nga karakteristika të caktuara që e nxisin emocionin e dashurisë.

Kur e shihni ju bën të lumtur
Nuk ka gjë që e bën të shndritë më shumë ndjenjën e dashurisë sesa gëzimi dhe lumturia kur e shihni personin e caktuar.

Nëse partneri e vëren se po ju bën të lumtur, edhe ndjenjat e tij forcohen dhe thellësohen sepse mund të lidhen me ju në një mënyrë më të thellë.

Kur e dini çfarë dëshironi nga partneri
Është e vështirë ta dashuroni dikë që nuk e din kush është ose çfarë dëshiron nga një lidhje. Si ta din partneri çfarë t’ju dhurojë nëse nuk e dini çfarë jeni duke kërkuar?

Është e rëndësishme të dini çfarë dëshironi dhe kështu do ta keni edhe lidhjen më të lehtë.

Kur ndiheni të përmbushur me personin e caktuar
Kur ndiheni e ngrohur, e sigurt, e pranuar, e respektuar dhe e vlerësuar pranë një personi, atëherë mund t’i hapni dyert e dashurisë. Këto janë fundamentale për një dashuri të pastër.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.