BOTA

Sulm me makinë bombë në Kolumbi, 20 persona të vdekur

08:29 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ka njoftuar policia.




Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit. Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, është thënë të ketë qenë 57 vjeçar.

Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin. Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie.

Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

“Ka qenë e tmerrshme, është dukur sikur fundi i botës”, ka thënë 62 vjeçarja Rosalba Jimenez, teksa ka qenë duke hapur dyqanin e saj afër shkollës, transmeton AFP.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.