POLITIKË

Thirrja e Kryemadhit: Bëhuni gati për zgjedhje lokale, duhet të rrëzojmë Ramën

12:29 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka lëshuar një apel të fortë sot për gjithë strukturat dhe anëtarët e Komitetit drejtues të LSI, kryetarja Monika Kryemadhi. Gjatë fjalës së saj, ajo bëri të ditur se duhet të bëhen gati, pasi nuk ka më asnjë sekondë kohë për të pritur.




“Situata është e qartë, strukturat e LSI kanë misionin e tyre. Është flagrante kapja e segmenteve të shtetit, na duhet zgjimi i anëtarëve të LSI-së e duhet të jemi shumë të hapur ndaj një fluksi të jashtëzakonshëm që vijnë nga PS, që ndihen të zemëruar për shkak të mashtrimit. Shpjegimet e kryetarit të Kuvendit, janë larje e ndërgjegjes së tij se kemi kapje të kuvendit, kur ndalohet fjala e opozitës. Por, ky nuk është shkak që të protestojmë se nuk na u dha fjala, por një nga qindra elementët e kapjes së shtetit”. Duke vijuar më tej, Kryemadhi u shpreh se të gjithë duhet të jenë në rrugë për rrëzimin dhe largimin e Ramës.

“Detyra juaj është e qartë, nuk ka më kohë për të pritur, bëhuni gati për zgjedhje lokale, të përgjithshme, protesta, revolucion, koncerte për çfarë të doni ju, nuk ka asnjë sekondë për të pritur. Të rrëzosh dhe të largosh këtë njeri do të thotë që tu garantosh pensionistëve të jetojnë vitet e fundit si njerëz normale, të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët. Rrëzimi dhe largimi Ramës do të thotë një shëndetësi falas, ose të kthejmë një shëndetësi të barabartë, të mirë dhe të detyrueshme për shqiptarët. Do të thotë të plotësosh kërkesat e studentëve dhe të ruash integritetin e universitetit shqiptar. Pasi premtimet e tij u kthyen në ura të kapjes dhe grabitjes së shtetit”, – u shpreh Kryemadhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.