AKTUALITET

Vrasja e 30-vjeçarit për bllokimin e rrugës me makinë, autori me precedentë penalë

09:20 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Altin Balliu, banues në Slabinjë të Pogradecit është 30-vjeçari i cili është vrarë mbrëmjen e djeshme në Korçë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.




Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në Lagjen Nr.10, ndërsa të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ky krim i rëndë që tronditi Korçën. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë parë në trotuar një trup të pajetë.

LEXO: Vritet me plumb në kokë 30-vjeçari

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se autori i identifikuar si Olger Mustafaj është me precedentë penalë të mëparshëm dhe se është banor i lagjes ku ndodhi vrasja.

Nga sa mësohet, 30-vjeçari është qëlluar me plumb në syrin e majtë. Po ashtu bëhet e ditur se vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën dhe shokët e këtij të fundit.

Mësohet se, i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë.

Pranë trupit të viktimës ndodhej një automjet, që është qëlluar me plumb në kofano.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.