POLITIKË

Drejtuesit e rinj në Partinë Demokratike

17:14 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi edhe rezultatet e zgjedhjeve për sekretariatet pranë këtij institucioni.




Kështu juristi Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore , ndërsa Ivi Kaso u zgjodh Sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, u zgjodh Gazmend Bardhi, ndërsa Sait Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ.

Edhe Ervin Minarolli u bë pjesë e sekretariatit, pasi u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore të këtij këshilli.

Në përfundim të numërimit rezulton se:
Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë. Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi

Sekretari i Përgjithshëm:
Gazmend Bardhi 277 vota
Dorian Teliti 44 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Çështjet Ligjore:
Çlirim Gjata
284 vota
Marinela Ziu 37 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari Organizativ: 
Sahit Dollapi 258 vota
Lulzim Omuri 60 vota
Të pavlefshme 10 vota

Sekretari për Çështjet Zgjedhore:
Ivi Kaso 221 vota
Dorian Gjomarkaj 100 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Burimet Njerëzore:
Ervin Minaroli 278 vota
Minushe Lazaj 44 vota
Të pavlefshme 6 vota


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.