BLUETOOTH

Nënë për herë të dytë? Zaimina rrëfen planet e të ardhmes

14:50 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë në janar të 2018, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Pas lindjes së Khloe, Zaimina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e përditshme. Së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” ku zbuloi disa detaje interesante nga jeta e saj profesionale por edhe private. Gjatë intervistës këngëtarja tregoi dëshirën e madhe që ka për një fëmijë të dytë.




Pas vogëlushes së parë, Khloe, Zaimina ka në plan që në 2020 të mbajë në krah fëmijën e saj të dytë. “Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”,- u shpreh bukuroshja. Me sa duket këngëtarja dëshiron që të dy fëmijët e saj t’i rrisë njëkohësisht, pasi edhe Khloe është ende e vogël.  Pra, shumë shpejt do ta shohim bukuroshen sërish nënë. Mbase kësaj here me një djalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.