POLITIKË

“Paguhet nga taksat tona”/ Studentja i ndërpret fjalën, Rama e përzë: Dil jashtë!

12:52 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë prezantimit sot të projektit të Kampusit universitar, si pjesë e Paktit për Universitetin, jo gjithçka shkoi ashtu si duhet. Numri një i Qeverisë, Edi Rama, ndërsa fliste për një proces transformimi të universiteteve, një studente i ka ndërprerë fjalën, teksa i kujtoi Ramës se paguhet nga taksat e tyre. Kjo ka sjellë një tensionim të situatës, teksa kryeministri e dëboi nga dëgjesa te Qyteti Studenti studenten.




Studentja: Paguhesh me taksat e mia

Rama: “Po flas unë tani, po flas unë! Suksese tani dil jashtë, dil jashtë, dil jashtë! Tani dil jashtë, kaq. Tani, Dil jashtë, dil, jashtë!

Ja ashtu tani ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës në një shoqëri që ka norma të përcaktuara e të padiskuttueshme. Ndërprerja e tjetrit kur flet, prishja e një bashkëbisedimi është thjesht dhe vetëm mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci.

Vajza tha se paguan taksa, ajo vetë nuk paguan, po janë prindërit e saj që paguajnë ndoshta edhe jo, por e drejta e njeriut nuk shkelet, sikur në  një sallë me me 100 vetë një të jetë kundër.

Në diktaturë njeriu sundohet nuk qeveris. Nuk ka pyetje ka vetëm përgjigje, ne demokraturë, njeriu keqqeveriset, bashkëqeverisim, që do të thotë qeveria nuk i ka të gjithë përgjigjet për gjithë pyetjet, por të gjithë kanë të drejtën dhe të flasin e të dëgjohen. Një qeveri që dëgjon, është një qeveri që bashkëqeveris”, – u shpreh Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.