AKTUALITET

Djali i tyre vrau gruan dhe kunatën, gjyshërit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

13:36 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e rëndë e fillimit të këtij viti në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, tronditi opinionin publik.




Të gjendur përpara krimit makabër, Prindërit e Gazemend Mustës, i cili vrau gruan dhe kunatën, i janë drejtuar gjykatës së Fierit për të kërkuar marrjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Në një prononcim për mediat, Bedri e Lumturi Musta thonë se kanë besim tek gjykata.

“Unë si prind, si gjyshi fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Prandaj unë i jam drejtuar Gjykatës së shkallës së Parë në Fier që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar. Kriteret për të mbajtur fëmijët i plotësojmë, që t’i mbajmë të lumtur të shëndetshëm dhe të shkolluar. Unë kam besim të plotë te gjykata e cila do të vendops se kush i plotëson kushtet e fëmijëve për t’i marr është shprehur ai.

Aktualisht fëmijët e mitur ndodhen në fshatin SOS. Ndërsa pak ditë më parë edhe vëllai i dy viktimave kërkoi kujdestarinë për të miturit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 2 janarit, ku Gazmendi në debat e sipër qëlloi duke i lënë të vdekur në vend të dyja motrat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.