AKTUALITET

Rikthehen maskat, grabitje miliona lekësh në bizenset në Tepelenë dhe Lushnje

12:28 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy biznese dhe një shtëpi janë grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tepelenës. Mësohet se persona me maska kanë thyer xhamat e bizneseve dhe kanë grabitur shuma të konsiderueshme parash.




Bizneset që kanë rënë pre e maskave janë, një supermarket dhe një dyqan bulmet. Në supermarket kanë marrë edhe sistemin e kamerave, pasi kanë kryer vjedhjen.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë që po mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës është grabitur një argjendari, ku raportohet se është marrë mall që shkon në vlerën e 10 milionë lekëve të reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.