Kryesore

Bardhi: Kontestimet për Kryesinë? Numërimi i hapur. “Babalja” s’është mbyllur

22:18 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Votimi u bë me dyer të hapura”. Kështu u është përgjigjur aludimeve në media, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i sapo dalë nga votimet Brenda selisë blu.




Në intervistën e tij në “A Show” me Adi Krastën, Bardhi tha se numërimi i votave për kryesinë e re të PD është bërë me dyer të hapura dhe nuk ka vend për kontestime.

Bardhi: Unë do të shpjegoj si është zhvilluar procesi. Ju jeni gazetar dhe keni të gjithë të drejtën të verifikoni nëse unë po them të vërtetën ose jo. Nëse nuk e them të vërtetën mbaj përgjegjesi për fjalën time sepse po e them para kamerave. Pra unë në cilësinë e kandidatit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm kam patur një përfaqësues timin në sallë i cili ka monitoruar të gjithë procesin e numërimit. Pas shpalljes së rezultatit për sekretariatin unë u shpalla fitues dhe fillova menjëherë detyrën dhe kam qënë present gjatë gjithë pjesës së numërimit të anëtarëve të kryesisë.

Krasta: Pra ka qënë një proces korrekt sipas teje?

Bardhi: Absolutisht që po. Me dyer të hapura dhe në sallë kanë qënë mbi 25 persona, kandidatë apo përfaqësues të kandidatëve që konkuronin për 15 vende në kryesi të cilët kanë mbajtur shënim çdo votë të lexuar nga komisioni. Deri më sot nuk kemi asnjë kontestim nga askush që ka qënë në garë.

Më tej Bardhi u ndal edhe tek çështja “Babale” për të cilën tha se audio-përgjimi është i vërtetë dhe kjo çëshje nuk është mbyllur ende.

Bardhi: Që në ditën e parë, kur ne kemi bërë atë denoncim, kemi qenë të qartë mbi rolin që do të mbante institucioni i prokurorisë. Kemi disa vite që me fakte dhe prova, paraqesim për opinionin public një qendrim të qartë: Prokuroria është sot tërësisht e kontrolluar nga qeveria.

Krasta: Le ta marrim këtë si të mirëqenë. Por në fakt, ngjarja me regjistrimin e Babales, ishte një set-up nga ana e Salianjit psh?

Bardhi: Jo, kjo është e pavërtetë. Ne e kemi dokumentuar dhe provuar për opinonin publik se ajo është një ngjarje tërësisht e vërtetë. Është tashmë e provuar edhe nga hetimet që ka bërë prokuroria, që i vëllai i ish-ministrit të brendshëm, zotit Xhafaj, ishte i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut të drogës. Sigurisht që ne nuk prisnim ndonjë rezultat ndryshe nga prokuroria, që t’i jepte të drejtë opozitës në këtë denoncim, por kjo është një çështje që vazhdon të jetë ende nën hetim, pra nuk ka përfunduar ende hetimi lidhur me kallzimin e rremë, ndëkohë që ka patur një pezullim të hetimeve për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm për trafik droge. Prokuroria ka pezulluar hetimet dhe ia ka kaluar përsëri për hetime Policisë së Shtetit. Pra, e njëjta formë si konkluzioni për kallzimin e rremë, që u nxor po nga policia e kontrolluar nga Fatmir Xhafa, edhe në këtë rast, policisë së shtetit, e cila është tërësisht nën kontrollin e qeverisë, i thuhet provo akuzat për një familjar të afërt të një eksponenti të rëndësishëm të Partisë Socialiste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.