Kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi tregon objektivat: Reformë zgjedhore dhe drejtësi e re

17:27 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë të ditura objektivat e parlamentit shqiptar për këtë vit 2019, në nisje të sesionit të ri.




Në fjalën e tij në hapjen e seancës, Ruçi i bëri thirrje si mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë në objektivin e përbashkët: integrimin në BE.

“Sesioni që lamë pas mund të ishte më produktiv nëse do të ishte edhe pjesëmarrja aktive e opozitës. Fitorja e zgjedhjeve duhet të jetë në shërbim të misionit kombëtar dhe jo e kundërta. Do të dëshiroja që debati i munguar të kompensohet në këtë sesion. Prezenca e opozitës e bën sesionin të vështirë por njëherësh më demokratik, më të trazuar por njëherësh më të dobishëm. I kemi të gjitha mundësitë të vulosim në kujtesën e secilit prej nesh këtë sesion si sesioni i çeljes së negociatave me BE”,- u shpreh Ruçi në nisje të fjalës së tij.

Sipas Ruçit, dy janë objektivat madhore të parlamentit: 1. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe 2. Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë si pjesë e reformës.

“Të nderuar kolegë nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse për të rindërtuar sistemin për një drejtësi që bën drejtësi. Reforma në drejtësi nuk është vetëm vettingu. Të përfundojë brenda këtij sesioni ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë. Forcimi i kontrollit parlamentar si një objekt konstat i parlamentit do të kontribuojë për cilësinë e jetës së qytetarëve. Kemi filluar përgatitjet për 100 vjetorin e Ismail Qemalit. Plotësimi i sfidave që na presin nuk toleron asnjë pengesë dhe asnjë shmangie. Sfidave t’u paraprimë me vizion. Duhet një sistem drejtësie i pandashme dhe me integritet që do an bënte krenarë” tha Ruci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.