POLITIKË

Rama: Sot PS më e fortë se në dhjetor. Gjykatësit e 21 janarit janë rrugëve mund të përfundojnë pas hekurave

18:44 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i konsideroi fyerje të nevertishme akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha drejtuar ministrave të rinj të kabinetit të tij qeveritar.




Nga foltorja e Kuvendit, Rama Basha e bëri këtë pasi nuk ka asnjë shans për të hedhur baltë ndaj tyre.

Kryeministri nënvizoi se qytetarët do të shohin te Partia Socialiste fuqinë e ndryshimit, duke theksuar se sot kjo forcë politike është më e fortë.

“Këta sot janë edhe më të dobët se një muaj më parë, ne më të fortë, protesta na dha mundësinë që të dëgjojmë dhe reflektojmë. Këtyre ju dha mesazhin nuk ju shikoj dot me sy. Ne na drejtoi një kërkesë të qartë duam këtë dhe këto me radhë, i duam nga ju dhe askush nuk i bën dot për ne. Këtyre ju tha që nuk ekzistojnë si alternativë” tha ai

Shefi i qeverisë nuk kurseu as ironinë për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për të cilën tha se “sheh filxhan për të parë edhe sa vite jetë kam unë”.

Ndërsa më tej ai u ndal edhe tek 21 Janari, duke u shprehur se gjyqtarët që e kanë gjykuar këtë çështje kanë mbetur rrugëve.

Megjithatë ai nuk e përjashtoi edhe mundësinë që ata të përfundojnë pas hekurave.

“Sot është 21 janari këta vranë 8 vite më parë, sot vijnë këtu dhe kanë idenë se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do ta pengojnë edhe përmbysin reformën në drejtësi që është pa kthim. Gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve, nesër mund të përfundojnë pas hekurave” u shpreh Kryeministri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.