Kryesore

Ramës “nuk i del inati” me Metën për Cakajn: Gati padia ndaj Presidentit

18:47 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar me 77 pro 1 abstenim, votë e cila i përkiste deputetit Spartak Braho. Ndërkohë që pro shkarkimit të tij ka votuar edhe vetë Bushati. Kryeministri Rama është emëruar ministri i ri i Jashtëm me 78 vota pro.




Në fjalën e tij jashtë sallës së Kuvendit, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë debatit në distancë për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Rama tha se propozimi i emrit të tij ka qenë një zgjedhje e detyruar, duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës refuzimin e dekretimit të Cakajt nga ana e kreut të shtetit.

Ai shkoi më tej kur tha se është gati padia ndaj Metës për shkelje të Kushtetutës.

“Dua të them se votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e jashtëm dhe thënë kjo, dua ta bëj të qartë për gjithë opinionin se nuk ka një gjykatë Kushtetues ende dhe në pritej të formimit të Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e saj nga Presidenti. U detyrova të marr ketë vendim se projekti i qeverisë re nuk duhet të cenohet. Ne kemi përgatitur padinë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e bëra nga presidenti” tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.