Kryesore

Rituali i 21 janarit dhe pesha e fajit mbi socialistët

11:47 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për 8 vite i njëjti ritual. Çdo 21 janar, kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e 4 viktimave të protestës së dhunshme kanë vendosur lule në vendet ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.




Por teksa rituali është i njëjtë, me kryesorja mungon: Drejtësia! Në këtë 21 janar një qytetar protesoi duke i thënë kryeministrit Rama se ai ishte anti shqiptar, por përfundoi në polici.

Vazhdimisht kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza për ata që bëjnë drejtësi se kanë mbajtur peng këtë dosje, megjithatë disa nga “njerëzit e vetë” mendojnë të kundërtën.

Ish-ministrja Arta Dade në një intervistë për News 24, i tha gazetarit Adi Krasta se socialistët nuk kanë çuar shumë dosje në Prokurori, mes tyre dhe ajo e 21 janarit.

1 2 3 4
<
>

Në një linjë qëndron dhe deputeti i PS, Pjerin Ndreu teksa shprehet se kjo është një ngjarje e harruar në sirtarët e drejtësisë me autorë të pandëshkuar. Ai shton se socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë.

“21 Janari 2011 pasqyra e shtetit kriminal ! Ngjarje e harruar ne syrtarët e drejtësisë me autorë me pushtet të pandëshkuar ! Gjaku i Aleksit, Ziverit, Hekuranit dhe Faikut thërret për drejtësi, ndërsa ne në ritualin e zakonshëm të homazheve me peshën e fajit të pandëshkueshmerisë” shprehet ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.