BOTA

Rritja më e ulët që nga ’90, “goditet” ekonomia e Kinës

08:14 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekonomia e Kinës ka vazhduar të ngadalësohet në tremujorin e fundit të vitit 2018, treguan shifra zyrtare, duke rritur frikën për ndikimin në ekonominë globale. Gjatë tre muajve të fundit deri në dhjetor, ekonomia u rrit 6.4% nga 6.5% që ishin në tremujorin e fundit të 2017.




Gjatë gjithë vitit, Kina shënoi një rritje ekonomike 6.6%, shkalla më e ulët e saj që nga viti 1990.  Të dhënat ishin në përputhje me parashikimet, por theksojnë shqetësimin e fundit rreth dobësimit të rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Shkalla e zgjerimit të Kinës ka ngritur shqetësime rreth ndikimit të mundshëm në ekonominë globale. Lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara ka shtuar pasigurinë. Shifrat zyrtare të hënën treguan ritmin më të dobët të rritjes tremujore që nga kriza globale financiare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.