SPORT

U dëmtua gjatë ndeshjes, ja për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushe Dembele

13:37 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Barcelona mbrëmjen e djeshme mori një fitore të vështirë ndaj Leganesit, me rezultatin 3-1. Por përveç këtij fakti, skuadra mori dhe një lajm të keq, pasi Ousmane Dembele doli nga fusha i dëmtuar.




Flitej për një dëmtim të rëndë, por nuk është i tillë. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, francezi do të mungojë vetëm 15 ditë. Ai do të humbasë të dyja ndeshjet e Kupës së Mbretit me Sevillan, si dhe dy ndeshjet për kampionat me Gironën dhe Valencian.

Kështu, data që ai do të jetë gati është 10 shkurti, datë në të cilën katalanasit do të ndeshen me Atletiko Bilbaon. Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga Valverde, kjo sepse ishte në një formë të mirë në ndeshjet e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.