Show-Bizz

Akuzohet për përdhunim, arrestohet Chris Brown

12:40 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar këngëtarin se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez, raporton Daily Mail.




Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B  dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për pëdhunim.

Brown u arrestua të hënën dhe ndodhet ende në paraburgim. Njëri prej të arrestuarve të tjerë është truproja e këngëtarit, sipas një zyrtari të policisë.

Revista franceze Closer  raportoi se vajza akuzoi Chris se e ka përdhunuar në hotelin Mandarin Oriental. Brown ka qenë në telashe me drejtësinë pasi u deklarua fajtor për dhunimin e të ish të dashurës së tij Rihanna në vitin 2009. Ai përfundoi provën për rastin në vitin 2015.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.