Kronikë

“Betimi për të vrarë njeri-tjetrin”, saga Çiço rikthehet në vëmendje

17:08 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet si autor i grabitjes së prindërve të Elton Çiços, i cili u ekzekutua në 1 maj 2016. Në pranga ka përfunduar Erigers Mihasi, ndërsa organi i akuzës beson se ka marrë pjesë në grabitjen e 31 marsit 2015. Grabitja dhe dhunimi i prindërve të Çiços solli një furtunë vrasjesh.




Hetimet e prokurorisë

“Jani Alia ishte betuar se do ta vriste Elton Çiçon me çdo kusht”. Kështu e përshkruajnë prokurorët në mbyllje të hetimeve, ngjarjen e 2015-s në kryeqytet, e cila në fakt ka nisur 16 vjet më parë në Greqi dhe që ka shënuar një sërë ngjarjesh të tjera kriminale. Prokuroria thotë se të dy kundërshtarët ishin nga fshati Zhapokikë i Tepelenës. Vrasja në Greqi e  shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Alia ka vulosur armiqësinë mes të dyve.

Sipas prokurorisë, edhe Çiço ishte betuar të merrte hak për shokun e tij. Prokuroria shpjegon se të dy kundërshtarët u takuan në burgun e Koridhalosë gjatë kohës që Alia po vuante dënimin për vrasje dhe Çiço për drogë. Prokuroria shton  se Alia e qëlloi me thikë në burg Çiçon pasi ai kishte planifikuar të hakmerrej. Prokuroria përshkruan urrejtjen mes dy të rinjve në atentate të dështuara mes njëri-tjetrit dhe ndaj miqve të secilit, ndërsa për këtë seri krimesh ka një dosje të hapur edhe tek Krimet e Rënda, për shkak të dhunimit të prindërve të Elton Çiços, që për vrasjen e tij prokuroria kërkon gjykimin e Jani Alisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.