LIFE STYLE

Kolegia juaj është shtatzënë? 11 këshilla sesi duhet të silleni

15:41 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të jeni shtatzënë dhe të punoni mund të jetë e vështirë. Kjo nuk do të thotë se ju jeni e paaftë për punë dhe kolegët tuaj nuk duhet t’ju trajtojnë si të tillë.




Një jetë po rritet brenda jush dhe ndoshta mund të jeni të nevrikosura, të lodhura dhe të harroni shumë gjëra, por për kolegët tuaj vazhdoni të jeni e njëjta me të cilën ata kanë punuar më parë.

Megjithatë, për shkak se humori juaj ndryshon vazhdimisht dhe shpesh ndiheni të lodhura, kolegët tuaj mund t’ju ndihmojnë duke ju mbështetur dhe krijuar një ambient pune pozitiv.

Nëse kolegia juaj është në pritje të ëmbël, ja 11 këshilla sesi ta bëni atë të ndihet mirë:

1-Përpiquni të mbuloni punën e tyre. Periudha e shtatzënisë mund të jetë e vështirë, prandaj kolegia juaj shpesh mund të mungojë ose të mos ketë performancën e saj më të mirë. Ju mund t’i vini në ndihmë duke mbuluar edhe punën e saj.

2-Sillini koleges tuaj ushqim. Nepsi është mjaft i njohur gjatë shtatzënisë. Por, gjithashtu nënat në pritje të ëmbël duhet të tregojnë kujdes duke u ushqyer shëndetshëm. Ju mund t’i sillni koleges ushqimet e saj të preferuara por edhe të shëndetshme. Ajo do t’ju falënderojë.

3-Tregohuni të kuptueshëm. Gjatë shtatzënisë kolegia juaj mund “të ndryshojë”.  Nëse ajo gjithmonë  e ka respektuar orarin, tashmë mund të ndodh që të vonohet. Ju duhet të tregoni të kuptueshëm dhe të mos i ushtroni presion.

4-Gjatë shtatzënisë femrat janë shumë të ndjeshme, sidomos me aromat. Përpiquni të tregoni kujdes me parfumet apo kremrat që përdorni, pasi mund t’i shkaktoni koleges suaj të përziera.

5-Hormonet gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë tek kolegia juaj, duke harruar shpesh edhe gjërat kryesore. Ju mund ta ndihmoni duke mos ia vënë shumë në dukje harresën dhe pse jo duke i bërë dhuratë një bllok shënimesh.

6-Mos i jepni koleges suaj detyra shtesë. Trupi i saj po kalon një sërë ndryshime dhe ajo do të ndihet gjithë kohës e lodhur. Prandaj përpiquni mos ta ngarkoni atë me detyra shtesë.

7-Nëse jeni vetë nënë, përpiquni ta këshilloni kolegen tuaj. Duke ndarë eksperienca dhe histori, mund të jetë pozitive për kolegen tuaj. Ju mund ta ndihmoni të përballojë frikërat normale që lidhen me shtatzëninë.

8-Tregohuni entuziastë. Periudha e shtatzënisë është sa emocionuese aq edhe stresuese. Padyshim kolegia juaj është e shqetësuar, kështu që ju takon juve që t’i vini në dukje anët pozitive të shtatzënisë, duke u treguar entuziastë se ajo do të sjell në jetë një fëmijë,

9-Respektoni vendimet e saj. Çdo grua e përjeton ndryshe periudhën e shtatzënisë. Disa nuk preferojnë të flasin rreth saj, rreth gjinisë së foshnjës apo nuk preferojnë që t’ju prekin barkun. Prandaj tregohuni të kujdesshëm.

10-Ndihoni zëvendësuesen/in e koleges suaj. Ndërkohë që kolegia juaj do të marr lejen e lindjes, dikush do e zëvendësojë atë. Përpiquni ta ndihmoni punonjësin e ri duke i përgjigjur pyetjeve që mund të kenë.

11-Organizojini koleges suaj “Baby Shower”. Duke kuptuar se çfarë ajo pëlqen dhe çfarë jo, organizoni një festë për pritjen e saj të ëmbël. Padyshim ajo do ta vlerësoj gjestin dhe mbështetjen tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.