Kryesore

Tiranë-Elbasan, rruga që “preu kokën” e Gjiknurit. Rama: Hapet në muajin mars

14:05 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi “preu kokën” e ministrit Damian Gjiknuri, duket se autostrada Elbasan-Tiranë do të jetë gati në muajin mars, por vetëm me një korsi. Këtë të premte kryeministri Edi Rama vizitoi kantierin e punimeve në këtë rrugë ku drejtuesi i projektit shpjegoi se gjithçka është në fazën përfundimtare dhe në mesin e muajit mars pritet të hapet njëri krah i karrexhatës, ndërsa një muaj më pas e gjithë rruga.




“Ritmet janë të kënaqshme dhe parashikojmë që në 14 mars rruga të bëhet e aksesueshme për trafikun, karrexhata e majtë përkohësisht, deri sa të mbarojë në përputhje me grafikun e ri të punimeve, në maj të 2019. Kjo ka qenë një nga zonat më problematike të projektit. Kjo ka patur një kosto 9.6 milionë dollarë. Realizmi i saj është 93%. Duhen edhe 800 mijë dollarë dhe kjo të kompletohet”, tha drejtuesi i projektit.

Sipas kryeministrit, projekti fillestar u nis pa studim gjeologjik dhe nxitimi për arsye elektorale solli dyfishimin e kostos: “Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme”.

Kujtojmë se premtimi publik i Ramës ishte se nëse kjo rrugë nuk do të përfundonte në fillim të janarit, minsitri Damian Gjiknuri do të shkarkohej. Siç duket mos përfundimi në kohë i rrugës Tiranë-Elbasan si dhe skandali me DH Albania u bënë shkak që Rama të largonte zotin Gjiknuri nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.