Një shpërthim ekaplozivi ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte kryeqytetin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Belul Hatibi në Tiranë, ku një sasi tritol i është vënë një automjeti, në pronësi të shtetasit D.H, me profesion mjek kirurg.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka krijuar panik tek qytetarët, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së komisariatit nr.4 të Tiranës ku kanë nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.