POLITIKË

Delegimi i përgjegjësive te Cakaj, Berisha: Ministria e Jashtme si nevojtore personale

17:41 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra n daj delegimit të postit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt.




Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Ministria e Jashtme sot është kthyer në një “nevojtore” personale e kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri thekson se kjo është një shkelje e hapur e Kushtetutës, që sipas Berishës është bërë vetëm sepse Cakaj është shprehur pro copëtimit të Kosovës.

 

Postimi i Berishës:

Ministria e jashtme qe sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Te dashur miq, pa iu thare boja dekretit antikushtetues te emerimit te tij, edhe minister i jashtem, skiziodi primitiv, hakmarres Zografi bis vrapoi te shnderroje ministrine e jashtme te vendit ne nje nevojtore personale.

Ai, ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, ligjin organik te Keshillit te Ministrave i delegoi detyren mender hales se tij ne ate ministri, per meriten e vetme se eshte shprehur per coptimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe qe nuk guxon te afishoje veten se cili eshte. Ndaj atij, qe Zografi bis i delegoi sot detyren, deri sa Gjykata Kushtetuese te vendose ndryshe, rendon refuzimi me dekret kushtetues te presidentit te Republikes si i padenje per postin e ministrit te jashtem.

Por per te ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojne dhe sot ai provoj se ndjehet me komod si nje jashtqitje ne ate detyre e Edi Rames qe e shendoroj sot ministrine e jashteme ne nevojtoren e tij personale se sa nje njeri civil i lire qe respekton Kushtetuten, institucionet,ligjet e vendit por i tille çiraku i argatve te Beogradit nuk munde te jete.sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.