Kryesore

Rama i delegon detyrën e ministrit të Jashtëm, Cakaj: 5 muajt e ardhshëm janë punë pa orar

10:13 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dekretimit të Presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama është zyrtarisht dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ditën e sotme kryeministri ka shkuar për herë të parë në zyrën e tij në ministrinë e Jashtme.




Në këtë institucion Rama është pritur nga ish-ministri Ditmir Bushati,  ku po zhvillojnë së bashku dhe një takim të rastit.

Pas votimit të dekretit në Kuvend, Rama ditën e djeshme bëri dhe betimin si ministër i Jashtëm. Ndërkohë, në këtë takim, Rama i ka deleguar kopetencat e kësaj ministrie Gent Cakajt, i cili më herët u refuzua të dekretohej nga Presidenti Meta duke e cilësuar si person i papështatshëm për këtë post.

“Unë i  nënshkruari Edi Rama i delegoj zotit Gent Cakaj zv. ministrit detyrën e drejtimit të Ministrisë për Eruropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendi”.

Ndërsa në fjalën e tij, Cakaj u shpreh se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë. Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta dhe tha se rinia e tij është konsideruar faj.

“Ndjehem më i lehtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik. Shqipëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave. Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di sit a falënderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar. Do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar”, tha Cakaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.