Kronikë

Tre grabitje në Korçë, qytetarët në panik… Policia: Po punojmë!

11:48 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maskat terrorizojnë Korçën. Sipas policisë lokale persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve janë futur në një furrë buke gjatë natës në fshatin Bulgarec. Policia thotë se autorët kanë marrë një sasi parash.




Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Gjatë mbrëmjes të së martës, një çift të moshuarish në Memaliaj janë dhunuar dhe grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në dyqanin e çiftit, atje ku autorët kanë goditur me qytën e pistoletës Mustafa Mustafain, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij Thëllëza Mustafai, 67 vjeç dhe më pas kanë marrë 50 mijë lekë.

Në 20 janar, ishte ora 04:45 pas mesnate kur pronari i një argjendarie në qendër të Lushnjes u ngrit i terrorizuar nga gjumi pas alarmit në dyqanin mbi të cilin banonte. Teksa zbriti në argjendari, u përball me pamjen e dyqanit të shkatërruar. Kanë qenë katër persona që pasi kanë thyer me leve qepenin dhe xhamat, kanë marrë nga vitrina bizhuteritë.

Autorët kishin studiuar mirë edhe lëvizjet e policisë në zonë. Gjithçka ndodhi ne momentin që u ndërruan turnet e një patrulle policie që qëndron gjatë natës në qendër të qytetit. Tre grabitje me maska u regjistruan po gjatë natës të 20 Janarit edhe në Tepelenë. Një supermarket, një dyqan bulmeti dhe një pastiçeri janë thyer nga persona të maskuar.

Këto ngjarje vijnë pas grabitjes së biznesmenit Elton Kelmendi në Durrës, ku 3 persona me armë, të maskuar dhe të kamufluar me uniforma policie hynë në shtëpinë e tij duke marrë 10 mijë Euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.