Tech

Keni iPhone dhe keni bërë foto të bukura? Apple gati të ju shpërblejë

14:05 - 28.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi fotografët, artistët dhe mediat që merren me teknologji, e vlerësuan si të padrejtë vendimin e Apple, që në garën ‘Shoot on iPhone” të mos paguajë asgjë për fituesit, kompania ka ndryshuar qëndrim.




Megjithëse konsideroi se ‘paratë nuk e shpaguajnë vlerën që ka fotografia’ Apple ka vendosur, që ta shpërblejë me para secilin fotograf, imazhi i së cilit zgjidhet më i miri dhe shfaqet në billbordet dhe reklamat e Apple.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të paguhen fotografët, por do të marrin shpërblim për aq herë sa fotografia e tyre shfrytëzohet dhe kohëzgjatjen që është në publik.

“Tipike e kompanive të mëdha, që kërkojnë kreativitet maksimal, ndërsa ofrojnë promovim në këmbim të pagesës, derisa të ardhurat e tyre janë të medha” ka qenë një prej kritikave më të mëdha, lidhur me qëndrimin e mëparshëm.

Ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e Apple.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.