Kronikë

Vrasja e ish-efektivit të policisë, në 2010 i vranë vëllain

16:40 - 30.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ish-efektiv policie është vrarë këtë të mërkurë me armë zjarri në stacionin e fundit të “Tiranës së Re”. Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare viktima është është Arben Bilali.




Pikërisht e shkuara e familjes së ish-policit të vrarë mund të ketë çuar në atentatin e sotëm ndaj tij. Fillimisht ka ndodhur një tentativë për atentat ndaj Arben Bilalit, në maj të viti 2010, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, por ish-polici i shpëtoi mrekullisht sulmit me armë. Në 10 gusht të 2010-s, ish-policit i vranë të vëllain, ish-mundësin e ekipit të “Dinamos”, Leonard Bilali.

Vëllai i 50-vjeçarit sapo ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte si emigrant, kur u qëllua me 4 plumba pistolete, teksa ishte ulur në një nga lokalet në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Leonard Bilali u transportua asokohe me shpejtësi në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve që kishte në trup dhe në kokë.

Policia i përqëndroi atëherë hetimet në pistën e hakmarrjes, ose një sherri të çastit në lokalin ku ai ndodhej. Vëllai i ish-efektivit të policisë kishte pasur konflikt fizik me një person, vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Italia, në muajin korrik të 2010-s. Por, policia asokohe hetoi edhe problemet e konfliktet e Arben Bilalit, i cili ka qenë ish-oficer i Forcave të Rendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.