Kryesore

Viza amerikane, mjet presioni për politikanët. Si e pësoi dy herë Haradinaj

14:40 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama hodhi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Sali Berishës. Në një debat të ashpër në Kuvend, Rama tha se Berishës i është refuzuar viza amerikane.




Mesazhin e koduar Rama e dha që në seancën e 21 Janarit kur iu drejtua deputetëve: “Mos e ngacmoni doktorin se ka marrë një SMS sot…” Jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

A iu është refuzuar viza?
Jo kurrë. Në mënyrë absolute kurrë. Është një trillim fund e krye. Por unë udhëtoj shumë rrallë.

Vlen të përmendet edhe se pas largimit nga Shqipëria, ish-ambasadori amerikan Donald Lu i shkoi në zyrë Berishës për takimin e lamtumirës. Por, po të besojmë atë që thotë kryeministri duket se marrëdhëniet e amerikanët janë ftohur gjatë dimrit.

Refuzimi i vizës, përdoret si mjet presioni nga Uashingtoni për zyrtarë që janë të korruptuar apo për ata që nuk përmbushin kërkesat e tyre. Një rast konkret është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në 14 janar të këtij viti, zyra e kryeministrit të Kosovës tha se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare për vizën e kryeministrit nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reagimi u autoriteteve kosovare pasoi raportimin e stacionit televiziv “Al Jazeera Balkans” që pohoi se duke u bazuar në burime nga Departamenti amerikan i Shtetit, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Por Haradinaj një refuzim të tillë amerikan e ka kaluar edhe më parë.

Për më shumë se një muaj në vitin 2018, atij iu refuzua viza amerikane për shkak të shfuqizimit të Gjykatës së Posaçme. Zoti Haradinaj ishte një ndër kundërshtarët e ngritjes së kësaj gjykate dhe deputetët e partisë së tij ishin pjesë ë nismës për shfuqizimin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.