Homo Albanicus

Shqiptarët me Armani e Hugo Boss njësoj si ata me guna

23:09 - 01.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ben Andoni




Vështirësia më e madhe për shumë albanologë, që lidheshin nëpunën e tyre me shqiptarët, ka qenë përpjekja për të përcaktuar karakterin më të pranueshëm të subjektit të tyre. Aq e vështirëka qenë si detyrë, saqë studiues të ndryshëm, paçka bagazhit tëlartë teoriko-praktik kanë dështuar ta identifikojnë me të gjithadritë-hijet.

Sa për ne vetë, gjërat janë të thjeshta dhe për një gjë duhet tëkrenohemi: aftësitë fizike dhe instinktet e mbijetesës kanë qenëkaq të larta, saqë edhe pushtimet dhe reprezaljet më të egra nuk na kanë shuar. Mit’hat Frashëri bëri një përpjekje interesanteduke mbledhur shkrimet e shumë prej udhëtarëve të huaj, ndër vite, që kishin qenë në vend në detyra e me qëllime të ndryshme. Me shkrimin e tyre, sot, ne mund të mësojmë shumë për perceptimin ndaj paraardhësve tanë me guna. Nuk është se ka nëmasë përshkrime të panjohura, teksa kudo ata përshkruhen tëzotët për të mbijetuar dhe për të manovruar. Lord Bajroni i ngre në piedestal për cilësitë, qoftë edhe të pakultivuara, por shoku i tij i udhëtimit Hobhauz, që u ka kushtuar më shumë vëzhgime, çuditërisht ka një pamje tjetër: Kënaqësia e tij (lexo : shqiptarit) më e madhe, – shkruan Hobhauzi, – kur nuk është i zënë me luftë, është të ngrohet në diell, të pijë duhan, të hajë, të pijë raki, të dremisë ose të vijë rrotull në kopshtin rreth kasolles së vet, duke i rënë lahutës me një melodi të vetme. Ndonëse është i ngeshëm, përsëri ai është i padurueshëm dhe i gatshëm të rrëmbejë pushkën e të fshihet në pyll me thirrjen e parë të prijësit të vet.Gjithsesi po të lexosh kujtimet e britanikëve tëtjerë mrekullohesh, por edhe habitesh sesa afër e kanëpërshkruar individualizmin e tyre.

Faik Konica, një vëzhgues i rrallë por edhe burrë shumë i kulturuar, do të bëjë një sintezë interesante për individualizimin e shqiptarëve, ndërkohë që me veprimet e veta do e përshfaqëveten një përfaqësues interesant të tyre, me veçantitë e karakterit dhe dritë hijet e forta. Në një nga shkrimet e tij na lë një kujtesë interesante: Një studiues gjerman, dr.Herbert Luis, i cili, siç e kemi thënë tashmë, u ngarkua nga qeveria shqiptare për të studiuar topografinë e vendit, pohon se në Shqipëri nuk ekziston një dukuri e tillë si turma.

“Një nga përshtypjet më të forta, – thotë dr. Luisi, – që më ka lënë kontakti i gjatë me popullsinë shqiptare, është me siguri kjo: që te çdo shqiptar ka një njeri me vetëbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë dhe e vë në kartë pasurinë e gjakun e tij në një mënyrë prej biznesmeni. Në një situatë të paqartë, kushdo pa asnjë kufizim, qoftë i madh ose i vogël gjykimi i tij, merr pjesë në mënyrë të ndjeshme e ndërkaq secili është gati të marrë një nismë të fuqishme. Shkurt, nuk ka masa indiferente në Shqipëri.”

Po a jemi kaq indiferentë?! A bëjmë dot vallë shtet me këto cilësi?! Në masë ka thirrje se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet, kjo kryesisht nga fqinjët, kurse shkrues vendas pretendojnë se vetëmtë huajt mund të na drejtojnë dhe të na vendosin në hulli.Telefonuesit e mëngjezit të ankesave kërkojnë lidhje me ambasadat e huaja, duke harruar se kanë shtet.

Pak kush e pohon se Shqipërisë moderne i është zbehur tej mase karakteri kombëtar, ai që bën shtetin funksional prej ngritjes sëduhur të institucioneve. Në masë, sot, besohet se të huajt do të na bëjnë shtetin, strukturat që do e mbajnë atë dhe vendi sakaq do të begatojë, por artikullshkruesit rrallë theksojnë se një trup i mirë, nuk ka nevojë për paterica.

Nga ajo që kupton dhe nga ky qerthull dekadik duket se ka ardhur koha që Shqipëria të inincojë një lëvizje të re shpirtërore (jo me emrin Rilindje që u përdhos), një të tillë që ta mbajë si në kohën e Rilindasve të vërtetë, atyre që shkrinë gjithçka për vendin e tyre. Kjo është rruga për të njohur shqiptarin e vërtetë, atë që do vendin e tij dhe që kërkon të drejtën. Të paktën, ky shtresëzim nuk i ka gabuar asnjëherë antropologët për shqiptarët: Individë, që duan lirinë, përmes një strukture që është shteti i tyre, bash ajo që njeh sesi funksionojnë këta të pabindur të historisë. Por, kjo është pjesa ideale, ndërsa praktike, janë politikanët tanë të gjithë krahëve, që ofendohen si dikur. Mu njësoj si Ismail Qemali, Ahmet Zogu e të tjerë pa fund, nuk lanë gjë pa ia ngarkuar njëri-tjetrit, duke na treguar qenie vërtetëtë palogjikshme dhe me inate gati shtazore. Këtu, sërish, albanologët humbasin para shqiptarëve të sotëm Rama dhe Berisha, që në vend të gunave janë të mbathur me Armani dhe Versace.  (Homos Albanicus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.