AKTUALITET

Me kanabis dhe minë me telekomandë, arrestohet një person në Elbasan

12:20 - 04.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion i policisë ka zbuluar lëndë narkotike dhe minë me telekomandë, duke vënë në pranga një person.




Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike apo lëndë plasëse, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, pas një hetimi me metoda speciale, u arrestua në flagrancë personi me iniciale A.R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit i kanë gjetur të dyshuarit minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.