Sociale

ISHP: 51 raste të prekur nga fruthi për 1 muaj, shumica foshnje të kryeqytetit

11:41 - 05.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në Shqipëri, për periudhën nga fillimi i vitit, 1 janar e deri më 5 shkurt 2019, janë prekur nga fruthi gjithsej 51 persona.




Nga sa bëhet e ditur, grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Gjithashtu, Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre duke ndjekur kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimet e ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Mirëpo, thirrja shkon edhe për të rriturit  që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.

“Vaksinimi ndaj fruthit, – thuhet në deklaratën e ISHP-së, – është mbrojtja më e mirë për ta parandaluar atë dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.