SPORT

Majkëll Ngo, blerja e vërtetë e Tiranës

10:04 - 05.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa i kishte munguar Tiranës, Majkëll Ngo! Është pa dyshim protagonisti 2019-ës bardheblu: 3 gola në 3 ndeshje, në Kupë ndaj Flamurtarit, në fitoren e thellë ndaj Kamzës dhe pastaj vendimtar në barazimin me Teutën. Dy muaj më parë largimi i tij jepej i sigurt për probleme të përsëritura disiplinore në lidhje me karakterin e vështirë, një marrëdhënie që nisi e kompromentuar menjëherë më Ardjan Memën pikërisht për shkak të temperamentit. Dërgimi në skuadrën e dytë, bënin që rikthimi i tij të dukej i pamundur, e megjithatë në klub drejtuesit, pavarësisht se të bezdisur nga tekat e sulmuesit, nuk i vunë kurrë në dyshim aftësitë e tij, ashtu si dhe qëndrimin në skuadër.




Vendim i drejtë, pasi me menaxhimin e duhur Ngo është rikthyer ai që presin të gjithë: arma plus e Tiranës, që ka gjetur “bomberin” e shumëkërkuar pikërisht në shtëpinë e saj. Mund të konsiderohet pa frikë blerja e madhe e bardheblubve, edhe pse në fakt u rikthye në formacion para janarit, duke dhënë kontributin e tij. Raporti me Memën duket i rikuperuar krejtësisht, ndërsa në fushë Ngo është i aftë të bëjë repart i vetëm. 3 golat e këtij fillimiviti duken vetëm fillimi, Tirana dhe tifozët presin ende shumë prej tij, e pa dyshim, edhe një gol në derbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.