Kosova

Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa miratimin e Uashingtonit

19:04 - 05.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës i qenë prezent në një mbledhje të bërë në Uashington, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pasqyroi bisedimet me ekspertë dhe thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë konstatim i përbashkët.




Sipas Thaçit njohja e Kosovës nga Serbia dhe pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është qëllimi kryesor.

“Ishte kënaqësi bashkëbiseda me ekspertët e Ballkanit Perëndimor në “Council on Foreign Relations”, në Uashington DC. Marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte konstatim i përbashkët se do të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Ndonëse nuk do të jetë fare proces i lehtë, arritja e kësaj marrëveshjeje është e vetmja rrugë përpara për të evituar rikthimin në tensione dhe konflikte. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është qëllimi ynë kryesor. Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vital për Kosovën, sepse sa herë Kosova ka qenë bashkë me Shtetet e Bashkuara, ka dalë gjithmonë fitimtare. Edhe nëse kompromiset e bëra janë dukur të rënda në fillim, më vonë është treguar se kanë qenë vendimet më të mira strategjike. Kosova nuk do të pranojë asnjëherë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin. HTH”,-shkruan Thaçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.